Tranzicioni në prodhimin & furnizimin e ushqimeve – drejt një të ardhme pa burime fosile

June 3, 2011

NOTE: Images in this archived article have been removed.

This translation into Albanian of the 2009 Post Carbon Institute report was provided by a volunteer Rita Strakosha. Rita, a lawyer, comments that “In Albania most of the business assets are held by foreign big companies. Talking about re-localisation here may be considered extreme anti-globalism. I think once people understand the reason, our political leaders will not be as much against it as before.”

Instituti “Post Carbon”
Tranzicioni në prodhimin & furnizimin e ushqimeve
DREJT NJË TË ARDHME PA BURIME FOSILE

Permbledhje

Image Removed

Pse tranzicioni është i domosdoshëm
Gjatë shekullit të kaluar prodhimi bujqësor vjetor në nivel botëror është trefishuar. Kjo arritje e papreçedent në historinë e njerëzimit është bërë e mundur nga plehërat kimikë, pesticidet, herbicidet, hibride të reja kultivarësh, vaditja e tokave të thata dhe mekanizimi i bujqësisë.

Në qendër të të gjitha këtyre strategjive për rritjen e rendimentit bujqësor kanë qenë burimet fosile të energjisë, sidomos nafta dhe gazi natyror. Gazi natyror shërben si burim energjie dhe hidrogjeni në prodhimin e plehërave kimikë. Si gazi dhe nafta janë lëndë e parë për prodhimin e kimikateve të tjera që përdor bujqësia, përfshirë pesticidet dhe herbicidet.

Shumica e makinerive në bujqësi (përfshirë pompat e vaditjes) punojnë me naftë. Nafta ka bërë të mundur transportimin e materialeve të bujqësisë në distanca të largëta, në sasi të mëdha. Sot ushqimet transportohen nga një cep i botës në tjetrin, nga vende ku prodhohet me bollëk, në vende ku ka nevojë për ushqime, duke mundësuar ngritjen e qyteteve në shkretëtira.

Përdorimi i burimeve fosile ka mundësuar rritjen e popullsisë botërore nga më pak se 2 miliard në fillim të shekullit të 20 në rreth 7 miliard njerëz sot. Gjatë kësaj periudhe mënyra se si ushqehen njerëzit ka ndryshuar mjaft. Sidomos në vendet e industrializuara, sistemi i prodhimit dhe furnizimit me ushqime është bërë më i ndërlikuar dhe më i centralizuar.

Sot, në pjesën më të madhe të vendeve, fermerët përbëjnë një përqindje të vogël të popullsisë dhe punojnë një sipërfaqe të madhe toke. Zakonisht ata ja shesin prodhimin një tregëtari ose fabrike, të cilët ja shesin produktin të paketuar shitësit me shumicë, i cili ja shet këto supermarketeve. Konsumatori i ushqimeve është disa hallka larg prodhuesit të tyre dhe tregu i ushqimeve në shumë vende dominohet nga pak kompani ndërkombëtare farash, kompani prodhimi kimikatesh bujqësore, dhe uzina mekanike, si dhe shitës me shumicë ushqimesh, shpërndarës dhe supermarkete. Në SHBA, proçesi i transportit të ushqimit nga ferma në shtëpi harxhon 4 herë më shumë energji se kultivimi, korrja e të mbjellave.

Image Removed
Figura 1. Energjia e harxhuar në prodhimin dhe shpërndarjen e një kalorie.[1]
Sistemi i prodhimit dhe shpërndarjes së ushqimit në SHBA harxhon rreth 7.3 kalori për furnizimin e një kalorie ushqim. Bujqësia kontribuon me më pak se 20% në energjinë e harxhuar për prodhim-furnizim, por gjithsesi harxhohet më shumë energji sesa furnizohet.[1]

Proçesi i kultivimit është mekanizuar shumë. Makinat plugojnë tokën, mbjellin, korrin, ndajnë, përpunojnë dhe shpërndajnë ushqimet. Eliminimi pothuajse i plotë i krahut të punës dhe i kafshëve të barrës ka ulur mjaft kostot e prodhimit dhe ka rritur rendimentin e krahut të punës-që do të thotë se ka nevojë për më pak fermerë në raport me popullsinë e përgjithshme (Figura 2).

Image Removed
Figure 2. Konsumi i naftës dhe popullsia e SHBA-së, 1910-2000.
Të dhënat tregojnë konsumin e energjisë në ferma. Të paktën po aq energji përdoret për prodhimin e plehërave kimikë, pesticideve dhe plastikës. Si konsumi i drejtpërdrejtë i naftës nga bujqësia, ashtu dhe konsumi indirekt kulmoi në vitin 1979[2],[3]

Lëndët e para të përdorura në ferma kanë ndryshuar. Një shekull më parë, fermerët kursenin farat për mbjelljet e vitit në vijim, kurse ruajtja e pjellorisë së tokës bëhej me plehërat organikë të kafshëve të vetë fermës (megjithëse në shumë raste plehërat organikë siguroheshin nga jashtë fermës). Fermerët blininin veglat e punës, si dhe lëndë të para ndihmëse si psh. lubrikantë. Fermeri i sotëm industrial përdor shumë produkte të paketuara (fara, plehëra kimikë, pesticide, herbicide, ushqim për kafshët, antibiotikë), si dhe naftë, makinëri dhe pjesë këmbimi. Shpenzimet për këto mund të jenë shumë të larta, duke i detyruar fermerët të marrin borxhe të konsiderueshme.

Nga perspektiva e energjisë, industrializimi është një kthim mbrapa paradoksal. Përpara revolucionit bujqësia ishte prodhues energjie neto për shoqërinë. Sot prodhimi i ushqimit është një harxhues neto i energjisë në pothuajse çdo vend të botës. Veçanërisht në vendet e industrializuara, ku për prodhimin dhe transportin e çdo kalorie ushqimi në tavolinë harxhohen 7.3 kalori energji. (Figura 1).

Krijimi i këtyre sistemeve është bërë i mundur nga burimet fosile të energjisë, burime të jashtëzakonshme energjie, një dhuratë që natyra ja bën vetëm një herë njeriut.

Të mirat e prodhimit dhe transportit industrial të ushqimit dallohen lehtë: ushqimet janë të lira dhe me bollëk. Në vitin 2005 psh. familja mesatare në SHBA harxhoi më pak se 12 % të të ardhurave për ushqime, kurse 50 vite më parë kjo përqindje ishte 2 herë më e lartë. Në supermarkete mund të gjesh me mijëra produkte dhe ushqime ekzotike.

Uria në masë, e cila ka pas qenë e përhapur në botë, nuk ekziston më në shumë vende. Uria, në ato vende ku ekziston sot, është më shumë varfëri e disa shtresave, sesa mungesë absolute e ushqimit.

1 Përshtatur nga: M.C. Heller dhe G.A. Keoleian, “Tregues të prodhimit të qendrueshëm për vlerësimin e prodhimit
të ushqimeve në SHBA” Universiteti i Miçiganit (2000).
2 C.J. Cleveland, “Konsumi i drejtpërdrejtë dhe indirekt i karburanteve fosile dhe elektricitetit në bujqësinë e SHBA-së,
1910-1990,” Bujqësia, Ekostistemet & Ambjenti 55 (1995): 111-121.
3 J. Miranowski, “Konsumi i energjisë në bujqësinë e SHBA-së,” (prezantuar në konferencën e USDA/Fondacionit të
Fermave “Bujqësia si një konsumatore dhe prodhuese e energjisë”, Arlington, Virginia, 24-25 Qershor 2004).

Lexoni artikullin e plote [PDF]
Read the original report

Instituti “Post Carbon”, pranverë 2009
Autorë: Richard Heinberg, kërkues shkencor Michael Bomford, Ph.D, kërkues shkencor: udhëheqës i grupit kërkimor, Prodhimi Qëndrueshëm i Perimeve Bio, Universiteti Shtetëror Kentucky
Editorë: Asher Miller, Drejtor Ekzekutiv Daniel Lerch, Drejtor Programi
Përktheu nga anglishtja në shqip: Rita Strakosha
Përgatitur në bashkëpunim me Shoqatën e Tokës Bujqësore (Britani e Madhe).
Gjendet në internet, në: www.postcarbon.org/food.
© nga Instituti “Post Carbon”

Richard Heinberg

Richard is Senior Fellow of Post Carbon Institute, and is regarded as one of the world’s foremost advocates for a shift away from our current reliance on fossil fuels. He is the author of fourteen books, including some of the seminal works on society’s current energy and environmental sustainability crisis. He has authored hundreds of essays and articles that have appeared in such journals as Nature and The Wall Street Journal; delivered hundreds of lectures on energy and climate issues to audiences on six continents; and has been quoted and interviewed countless times for print, television, and radio. His monthly MuseLetter has been in publication since 1992. Full bio at postcarbon.org.

Tags: Food, Fossil Fuels, Natural Gas, Oil